Qendërmbrojtësi i Paris Saint-Germainit, Thiago Silva, beson në drejtuesit e rinj të Milanit dhe thotë se do t’i përkrah ata nga larg
Silva ka qenë pjesë e Milanit në Scudetton e fundit të fituar në vitin 2011 dhe thuhet se ai është shitur në PSG pa dëshirën e tij, transmeton Gazeta Express.
“Unë besoj në këtë Milan”, ka thënë 33-vjeçari për Gazzetta TV.
“Milani mund të rikthehet, Gattuso është shumë i mirë. Unë do t’i përkrahi ata nga larg”.
“Jam në PSG dhe jam i lumtur në Paris, kam një kontratë këtu dhe shpresoj që do ta përfundoj karrierën time këtu”.
“Buffon? Ai është i mrekullueshëm, ai ende dëshiron që të fitojë tituj dhe ai do të bëjë gjëra të mëdha me ne”.
“Ai tashmë është një lider, jam shumë i lumtur që po luaj me një yll si ai”
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet