Mbrojtësi Thiago Silva thuhet se do ta rikthehet dhe do ta vazhdojë karrierën në Superligën e Brazilit te skuadra Fluminense.
Silva dhe Chelsea nuk arritën marrëveshje për rinovimin e mëtejshëm të kontratës duke bërë që mbrojtësi të largohet pas përfundimit të këtij sezoni.
Megjithatë, njëri nga mbrojtësit më të mirë në botë në dy dekadat e fundit, nuk ka qëndruar duarkryq për të ardhmen.
Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, Silva do të nënshkruaj me klubin brazilian, Fluminense, si lojtar i lirë.
Romano shton se marrëveshje verbale mes palëve është arritur dhe tashmë janë duke u përgatitur kontratat.
Plani është që të nënshkruhet në javët e ardhshme një marrëveshje e cila do të jetë e vlefshme deri në qershor të vitit 2026.
Ndryshe, Fluminense është klubi i fundit ku Silva luajti përpara transferimit të madh te Milani më 2009. /Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...