Thiago Motta pritet të rikthehet te Genoa pasi kontrata e tij në Paris Saint Germain ka skaduar.
35-vjeçari shënoi 11 herë brenda 201 paraqitjeve gjatë gjashtë sezoneve të shpenzuara në PSG, duke siguruar 15 trofe te klubi në kryeqytetin francez, transmeton portali arbresh.info.
Reprezentuesi i Italisë tani është në dispozicion për transferim falas pas largimit nga gjiganti francez dhe bazuar në ‘Gazzetta dello Sport’, Genoa është duke menduar transferimin e lojtarit, i cili përfaqësonte klubin gjatë sezonit 2008-09.
Motta iu bashkua Genoas pas një sezoni dëshpërues te Atletico Madridi, ku shënoi gjashtë herë brenda 27 paraqitjeve para se të siguronte gjithashtu transferimin te Interi, ku fitoi tripletën nën udhëheqjen e Jose Mourinhos.
Genoa iu shmang dëbimit nga Serie A sezonin e kaluar duke përfunduar në pozitën e gjashtë në tabelë./arbresh.info
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...