Thiago Alcantara vendos për të ardhmen

19:16 | 6 Prill 2017
Arbresh Info

Sipas raporteve nga mediat gjermane, mesfushori i Bayern Munichut, Thiago Alcantara, ka vendosur për të ardhmen te gjiganti në Bundesliga.

Pavarësisht raporteve të fundit që e lidhin me transferimin te Barcelona, mediat gjermane raportojnë se superylli ka vendosur për të vazhduar qëndrimin te “Bavarezët” deri në vitin 2021, transmeton portali arbresh.info.

25-vjeçari, i cili ishte një person i favorizuar nga Pep Guardiola në ‘Camp Nou’, iu bashkua Bayernit në verën e vitit 2013 për 25 milionë duke nënshkruar dy vite më vonë kontratë katër vjeçare.

Sidoqoftë, tani besohet se klubi i ka ofruar një kontratë të përmirësuar menjëherë pasi Barcelona ka filluar të kërkojë shërbimet e tij.

Performancat e tij nën udhëheqjen e trajnerit Carlo Ancelotti kanë qenë sensacionale duke ngjallur gjithashtu interesim edhe te Manchester City i Pep Guardiolas./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme