Kombëtarja e Shqipërisë në futboll ka arritur të shënoj fitore në ndeshje miqësore ndaj Bullgarisë, me rezultat 2-0.
Golat për kuqezinjët i shënuan Qazim Laçi në minutën e 41-të, ndërsa për të dyshifruar epërsinë, u kujdes Ernest Muçi me një supergol, në minutën e 81-të, shkruan Arbresh.info.
Futbollistët e Kombëtares kuqezi festuan në dhomat e zhveshjes triumfin ndaj Bullgarisë, edhe pse ishte vetëm ndeshje miqësore.
Treshja e Kombëtares, Ylber Ramadani, Taulant Seferi dhe Jasir Asani zgjodhën të këndojnë vargjet e këngës “Thërret Prizreni mori Shkodër”.
Ishte Jasir Asani ai që publikoi pamjet nga dhoma e zhveshjes në rrjetet sociale për të treguar edhe njëherë tjetër se atmosfera në kampin kuqezi është fantastike.
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...