Një tifoz i Burnleyt ishte therur para ndeshjes në kuadër të Evropa Ligës ndaj Olympiakos në Athinë mbrëmjen e sotme (e enjte).
Tifozi ishte sulmuar para fillimit të ndeshjes kualifikuese në Evropa Ligë në stadiumin Georgios Karaiskakis dhe kishte nevojë për penj në plagën e tij, transmeton portali arbresh.info.
Tre tifozë të tjerë të Burnleyt nga 1000 që udhëtuan ishin rrahur keq dhe vjedhur në kryeqytetin grek.
33 tifozë janë arrestuar gjithashtu nga policia greke.
Burnley humbi me rezultat 3 me 1 në Athinë dhe kjo ishte një mbrëmje mjaftë e keqe për ata derisa vazhdojnë kërkimin për kualifikim për herë të parë në fazat grupore të Evropa Ligës./arbresh.info/
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt