Theo Walcott transferohet në Everton

17:50 | 17 Janar 2018
Arbresh.info

Sulmuesi anglez, Theo Walcott, është transferuar nga Arsenali në Everton.

Walcott ka nënshkruar një kontratë prej tre vite e gjysmë dhe do të bartë fanellën me numrin 11, raporton “Sky Sports”, transmeton arbresh.info.

Shuma që Evertoni do të paguaj në drejtim të Arsenalit është 20 milionë euro.

28 vjeçari këtë sezon në Premierligë është paraqitur në vetëm gjashtë ndeshje, dhe të gjitha si zëvendësues.

Ai ishte transferuar në Arsenal nga Southampton në vitin 2006 dhe në atë kohë ishte konsideruar si një nga talentët më të mirë.

Walcott ka fituar dy FA Cup gjatë qëndrimit 11 vjeçar në klubin londinez

Reprezentuesi anglez për Arsenalin është paraqitur në 397 ndeshje, duke shënuar 108 gola dhe 48 asistime. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme