“A jam më i miri në pozicionin tim? Nuk e di, e di se po punoj shumë ditë pas dite që një ditë të bëhem mbrojtësi i majtë më i mirë në botë…”, kështu tha ditë më parë Theo Hernandez, njeriu i momentit te Milani.
Theo, tashmë 23-vjeçar, po rritet ndeshej pas ndeshje në Itali dhe po jep më të mirën te Milani.
Ai ditë më parë e ndihmoi Milani të marrë pikët e plota në shtëpi duke shënuar golin e fitores kundër Lazios.
23-vjeçari francez shënoi golin vendimtar në fund të takimit, në minutën e 92-të.
Nga 15 milionë euro, vlera e Theos ka shkuar në 45 milionë euro.
Real Madridi, para se ta shesë, kishte paguar për të 30 milionë për ta marrë nga Atletico Madridi – më pas e huazoi te Real Sociedad në sezonin 2018/19 dhe sezonin tjetër e shiti te Milani për 20 milionë euro.
Ndeshje pas ndeshje ai po tregon se Real Madridi ka gabuar me të, derisa Theo duket se kishte nevojë për të ikur nga presioni në “Santiago Bernabeu” në mënyrë që të tregojë se çfarë talenti është.
Theo deri më tani ka bërë 56 paraqitje me Milanin, ka shënuar 11 gola. /Gazeta Express/
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...