Kriza me lëndime te Liverpooli është thelluar për shkak se Trent Alexander Arnold është lënë jashtë skuadrës për ndeshjen e së dielës kundër Manchester United.
“Redsat” kanë humbur edhe dy mbrojtësit e tjerë – Joel Matip dhe Joe Gomez gjatë javëve të kaluara, transmeton portali arbresh.info.
Siç raporton ‘Liverpool Echo’, Alexander Arnold mund t’i shtohet kësaj liste si pasojë e lëndimit në këmbë që pësoi gjatë fitores të së martës kundër Napolit në Ligë të Kampionëve.
Veterani i zhdërvjelltë, James Milner pritet të zëvendësojë atë në pozitën e tij.
Mbetet të shihet nëse Liverpooli do të reagojë në merkaton e ardhshme të transferimeve për të përforcuar departamentin defensivë./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...