“Nga të gjithë lojtarët, duhej të ishin ata. Papritmas, në minnutën e fundit, Xherdan Shaqiri po shkëputej, serbët po e ndiqnin por pa qenë në gjendje ta kapnin para se ai ta fuste topin nën këmbët e Vladimir Stojkovicit. Ishte një gol që e mposhti Serbinë dhe e vuri Zvicrën në një pozitë shumë të mirë për të kaluar në rundin tjetër, por njëkohësisht ishte shumë më shumë se një ndeshje”, kështu e nis raportin e ndeshjes Svicër – Serbi, e përditshmja britanike The Guardian.
Më pas gazeta prestigjioze britanike e përshkruan festimin e futbollistit kosovar, Xherdan Shaqirit, të shënuar në minutën e 90-të, me këto fjalë: “Teksa u kthye dhe bërtiti e hoqi fanellën, i shtrëngoi muskujt dhe interpretoi simbolin e shqiponjës dykrerëshe, që është rikrijim i flamurit shqiptar. Përkrah tij, Granit Xhaka e bëri të njëjtën gjë, për herë të dytë”, transmeton Gazeta Express.
Xhaka e shënoi golin e barazimin me një goditje të fuqishme nga 18 metra, ndërsa Shaqiri atë të fitores.
“Dy kosovarë, dy gola, në një stadium ku tifozët rusë dhe serbë ishin bashkuar, duke e përkrahur një ekip që Shaqiri dhe Xhaka nuk e shohin thjesht si kundërshtar. Shaqiri pati flamurin e Kosovës të ngjitur në këpucën e tij. Babai i Xhakës ishte burgosur dhe rrahur në ish-Jugosllavi për shkak se kishte bërë fushatë në favor të pavarësisë së Kosovës dhe vëllai i tij, Taulanti, luan për Shqipërinë. Së bashku me Valon Berhramin, ata u vërshëllyen nga një turmë që brohoriste ‘Serbia-Rusia!’ ‘Serbia-Rusia!’ Ndërsa një pankartë i shpalli dy vendet ‘vëllazërore’”, shkruan me tej Guradian.
Xheneta, Drilonit: Me qenë ti vëllai im, do më kishte ardhur...
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë