Google ADS

Thaçi “krenar” me Kosovën e “mrekullueshme”

23:47 | 29 Maj 2018
Arbresh Info

Hashim Thaçi ka reaguar në rrjete sociale duke komentuar ndeshjen miqësore ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

“Dardanët” regjistruan fitore me rezultat të thellë 3 me 0 në stadiumin Letzigurund të Zvicrës mbrëmjen e sotme (e martë) kundër skuadrës nën udhëheqjen e Christian Panuccit, shkruan portali arbresh.info.

Presidenti i Republikës së Kosovës e ka vlerësuar si të “mrekullueshme” miqësoren vëllazërore dhe shtuar se është “krenar” me Kosovën”.

“Ndeshje e mrekullueshme ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Shumë krenar me përfaqësuesen e Kosovës”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social Facebook.

Ndryshe, fitorja e Kosovës ndaj Shqipërisë ishte e katërta radhazi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme