Thaçi i uron mirëseardhje Challandes, nuk harron Bunjakun

13:58 | 2 Mars 2018
Arbresh Info

Përfaqësuesja e Kosovës tashmë ka gjetur pasardhësin e Albert Bunjakut.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ka prezantuar sot zviceranin Bernard Challandes si trajner të ri të përfaqësues sonë, shkruan portali arbresh.info. I pari i shtetit tonë, Hashim Thaçi i ka uruar mirëseardhje Challandes për një postimi të tij në rrjetin social Facebook.

“Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, nga sot u bë me trajner të ri. Bernard Challandes, me përvojën e tij, është dëshmuar në shumë ekipe botërore”, shkruan presidenti Hashim Thaçi në llogarinë e tij.


Thaçi ka lavdëruar tutje ish selektorin e Kosovës, Albert Bunjakun, për kontributin e tij të dhënë gjatë kohës në detyrë.

“I jemi mirënjohës për punën dhe angazhimin e deritashëm trajnerit Albert Bunjaku, i cili e ka ndërtuar një ekip me potencial të madh”

“Kosova ka shumë talente në futboll dhe trajneri i ri është një shpresë e re, e cila duhet të shndërrohet në entuziazëm edhe për tifozërinë tonë”

Kosova do të zhvillojë dy miqësore brenda këtij muaji./arbresh.info/

Të ngjashme