Carlos Tevez ka thënë se Lionel Mess nuk duhet të tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar pas Kupës së Botës me Argjentinën.
Ishte një fushatë e hareshme për Messin dhe Argjentinën, por u eliminuan nga kampionët botëror gjersa Jorge Sampaoli u largua më vonë.
Messi – ende në kërkim të titullit të parë me kombëtaren argjentinase – arriti të shënoj vetëm një gol në botërorin që u zhvilluar në shtetin rus.
Ish-reprezentuesi tha se duhet të krijohet një projekt që e bën të lumtur yllin e Barcelonës, në mënyrë që të motivohet sërish për botërorin e 2022 që mbahet në Katar.
“Mendoj që Leo duhet të mendojë për veten e tij,” tha Tevez, i cili ka pasur 76 paraqitje me fanellën e Argjentinës.
“Nëse nuk ka ndonjë projekt që e bën të lumtur dhe në të cilin nuk ndihet mirë është shumë e vështirë të marrë përgjegjësinë e udhëheqjes së Argjentinës për t’u bërë kampion”, tha Tevez.
Ndryshe, Messi para disa vjetësh ishte tërhequr prej kombëtares, por më pas ishte rikthyer përtë ndihmuar Argjentinën që të sigurojë pjesëmarrjen në Botëror.
ASK: Shtrenjtohen qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Barcelona mund të mos bëjë asnjë nënshkrim të madh në vitin ...
Vithkuqi fshati me 24 kisha dhe manastire
Trepça nesër luan sfidën e radhës në Fiba Europe Cup
“Pse nuk kallxojshe që je tu heq për famë”, Drenusha e ashpë...
Zgjedhjet në SHBA, Hovenier ndan mesazh nga Prishtina për vo...