Një skuadër e pjekur kuptohet kur fiton edhe pa luajtur mirë, në përballje të komplikuara si ajo me Tiranën.
Teuta e tregoi këtë teksa mori maksimumin nga një sfidë që ndoshta për lojën e shfaqur, nuk meritonte ta fitonte, por durrsakët treguan se dinë të shfrytëzojnë episodet në favor dhe mbi të gjitha goditjet standarde, që sollën në fakt dhe të dy golat e Bicajt.
Edhe ndaj Flamurtarit një javë më parë në Vlorë, ishte e njëjta situatë, me Teutën që doli me një pikë në një ndeshje ku gjithashtu nuk është se zhvilloi një lojë për t’u patur zili.
Të gjithë tregues këto të një skuadre që ka gjetur stabilitet dhe që për momentin është larg “ujërave ku notonte” sezonin e kaluar teksa është shumë pranë zonës europiane dhe vjen nga një seri prej 4 ndeshjes radhazi pa humbje.
Tregues këto të një ekipi që di të ketë qëndrueshmëri dhe mbi të gjitha të bëjë rezultate edhe atëherë kur nuk pritet.
Me Tiranën u mendua një ndeshje e humbur, pasi skuadra kishte rrezikuar pak, por mjaftuan dy episode që ekipi i Bledi Shkëmbit të merrte maksimumin. Vetë tekniku korçar, si një fantazist edhe në stol, deri tani ka treguar se di gjithmonë kur të zgjedhë momentin e duhur për pasimin e fundit dhe Teuta e tij në këtë aspekt duket një shëmbëlltyre e trajnerit, duke goditur në momentin e duhur dhe në ato ndeshje kur duket se qëndron në hije.
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...