Teuta e Durrësit është eliminuar nga Europa Ligë pasi që u mposht nga Granada e Spanjës me rezultat 0-4, ndërkohë Renova është eliminuar nga skuadra e njohur kroate e Hajdukut.
Ndeshjet e para të xhiros së dytë të Europa Ligë, ku luajtën edhe dy skuadra shqiptare nuk ka shkuar mirë për shqiptarët.
Teuta e Durrësit është deklasuar në Durrës me rezultat 0-4 nga Grenada.
Këtë ndeshje spanjollët e përfunduan që në pjesën e parë ku shënuan tre gola.
Në minutën e 5-të shënoi Roberto Soldado, kurse gola shënuan edhe Kenedy në minutën e 10-të dhe Herrera në të 31-ën.
Në pjesën e dytë u shënua vetëm një gol, ai i Herreras në minutën e 46-të.
Teuta e Durrësit ndeshjen e përfundoi me një lojtar më pak pasi që Fabian Beqja u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 10.
Një ekip tjetër shqiptar u paraqit sot në Europa Ligë dhe ai është Renova nga Xhepçishti i Maqedonisë, të cilët u eliminuan nga Hajduku i Splitit.
Golin i vetëm në këtë takim u shënuan që në minutën e katër të ndeshjes nga Mijo Caktas, gol që i dha fitoren ekipit kroat. /GazetaExpress/
Rusia, sulm ajror në qendër të Kievit në orët e para të viti...
Prishtina e pesta në botë për ajrin më të ndotur
Zirkzee qau në dhomën e zhveshjes, Amorim shpjegoi pse e zëv...
Balluku: Sivjet do ulim çmimin e energjisë elektrike
Viti 2024 mes zhvillimeve politike e sfidave të sigurisë
Mjegull e dendur në Ferizaj, policia bën apel për kujdes