Teuta e Durrësit ka shënuar fitore bindëse ndaj Vllaznisë së Shkodrës me rezultat 94:57 (25:12, 20:7, 27:20, 22:18), në kuadër të javës së shtatë të Ligës Unike.
Durrësakët ishin më të mirë nga fillimi deri në fund për të shënuar fitore të merituar.
Vendasit e filluan më mirë sfidën, ku qysh në çerekun e parë krijuan epërsi 24:10, ndërsa kjo pjesë përfundon 25:12.
Ata vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, duke e shtuar epërsinë minutë pas minute, ndërsa në pushim shkuan me shifra të larta, 45:19.
Basketbollistët e Teutës nuk u ndalën as në pjesën e dytë, ku fituan periudhën e tretë 27:20 dhe atë të fundit 22:18, për të triumfuar në fund me rezultat bindës 94:57.
Te Teuta e Durrësit më i dalluari në parket ishte Tamas Bruce me 19 pikë, 10 kërcime dhe katër asistime, ndërsa te Vllaznia e Shkodrës më i dalluari ishte Robert Shestani me 19 pikë, tri kërcime dhe pesë asistime.
Teuta ka katër fitore dhe tri humbje, kurse Vllaznia një fitore dhe gjashtë humbje./Arbresh.info
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...