Teksa u luajtën sfidat e grupeve A, B, C dhe D, kanë marrë formë përfundimtare edhe renditjet e këtyre grupeve.
Këto ishin ndeshjet e fundit përsa i përket kësaj faze, pasi tashmë ekipet kalojnë në fazën me eliminim direkt.
Në grupin A, Manchester United doli në vendin e parë, me 15 pikë. Ekipi surpizë i Taulant Xhakës, Baseli, zuri vendin e dytë, me 12 pikë në total.
Grupi B ishte i ekuilibruar, me PSG dhe Bayern Munich që e mbyllën të dyja me nga 15 pikë, por golavarazhi më i mirë i parizienëve në ndeshje direkte, bëri që ekipi i Unai Emery të zinte vendin e parë.
Roma ishte surpriza e grupit C, pasi teksa Chelsea u ndal në barazim me Atleticon e Madridit, italianët fituan ndaj Karabagut dhe i zunë vendin e parë. Të dyja ekipet e mbyllën me nga 11 pikë në renditje, por fitorja në ndeshje direkte, bëri që ekipi i Di Franceskos të linte pas Antonio Conten. Vetëm vendi i tretë për Atleticon e Madridit, që tashmë kalon në Europa League.
Barcelona dhe Juventusi, janë ekipet e kualifikuara nga grupi D. Katalanasit e mbyllën në vendin e parë me 14 pikë, ndërsa bardhezinjtë falë edhe fitores në transfertë me Olimpiakosin, hipotekuan vendin e dytë.
Kryeshefi i IPK-së po merr pjesë në Konferencën Profesionale...
Victoria Beckham zbulon arsyen pse nuk buzëqesh kurrë në fot...
Rusia sulmon me një numër rekord dronësh 17 rajone të Ukrain...
“Ishalla nuk shymesh tash ti”, i thotë Xheneta-Drilonit
Nura e zëvendëskomandanti i KFOR-it flasin për situatën aktu...
Izraeli e bombardon Bejrutin, teksa liderët e tij pritet të ...