Kylian Mbappe, Aurelien Tchouameni, Eduardo Camavinga, Ferland Mendy, Jude Bellingham, Fede Valverde dhe Dani Carvajal do të humbasin parapërgatitjet për sezonin e ri ku Reali do t’i kryej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Këta futbollistë për shkak të përfshirjes së tyre me kombëtaret e tyre në Kampionatin Evropian ‘Euro 2024’ dhe Copa America, shkruan Arbresh.info.
Futbollisti tjetër David Alaba nuk do të jetë ende gati për të luajtur pas lëndimit të rëndë që pati në gju.
Disa raporte mjekësore thanë që Alaba pritet të mos jetë gati deri në janar të vitit 2025, por nga të afërmit e lojtarit është mohuar një gjë e tillë.
Real Madridi do të kompensojë të gjithë këta lojtar nga skuadra e Castillas.
Sulmuesi Alvaro Rodriguez dhe mesfushori Nico Paz pritet të përfshihen në skuadrën që do të shkojë në Shtetet e Bashkuara gjatë muajit korrik.
Skuadra e Carlo Ancelottit ka shijuar gati një muaj pushime.
Tani është e drejtë që lojtarët që ishin përfshirë në turne ndërkombëtarë të pushojnë gjithashtu.
Kujtojmë se ndeshja e parë zyrtare e Realit të Madridit këtë sezon është me datë 14 gusht në kuadër të Superkupës së Evropës ndaj Atalantës./Arbresh.info/
Hovenier në takimin lamtumirës vizitoi kompleksin memorial t...
Egnatia fiton Superkupën e Shqipërisë, kompleton tripletën n...
Kinë/ Miratohet projekti për ndërtimin e digës më të madhe n...
Maqedonci: Sulmet nga Serbia janë të mundshme derisa Radoiçi...
Drenusha nuk e lë Gjestin të fle, i shkon në shtrat me tigan...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të Federatës së S...