“Terminatori” i Manchester City-t, “Lojtari i Vitit” nga UEFA

19:34 | 31 Gusht 2023
KRG

Nuk kishte sit ë ndodhte ndryshe: Erling Haaland fiton çmimin “Lojtari i Vitit” nga UEFA.

23-vjeçari ishte i pamëshirshëm para portës, duke shënuar 52 gola në 53 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa skuadra e Pep Guardiolës arriti triumfin e trefishtë: Premier League, FA Cup dhe UEFA Champions League.

Haaland e mbylli sezonin si golashënuesi më i mirë në të dyja garat, duke shënuar 12 në Champions dhe 36 në Premier League.

Norvegjezi mposhti konkurrencën e shokut të skuadrës, Kevin De Bruyne, dhe të Lionel Messit.

“Ylli” norvegjez u bë gjithashtu lojtari më i ri dhe më i shpejtë për të arritur në shifrën e 35 gola në Ligën e Kampionëve në total.

 

Rezultati i votimit

1 Erling Haaland (Norvegji dhe Manchester City)

2 Lionel Messi (Argjentinë dhe Paris, tani në Inter Miami)

3 Kevin De Bruyne (Belgjikë dhe Manchester City)

4 İlkay Gündoğan (Gjermani dhe Manchester City, tani në Barcelonë)

5 Rodri (Spanjë dhe Manchester City)

6 Kylian Mbappé (Francë dhe Paris)

7 Luka Modriç (Kroaci dhe Real Madrid)

8 Marcelo Brozović (Kroaci dhe Inter, tani në Al Nassr)

9 Declan Rice (Angli dhe West Ham, tani në Arsenal)

10 Alexis Mac Allister (Argjentinë & Brighton, tani në Liverpool)

11 Jesús Navas (Spanjë dhe Sevilla)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme