Google ADS

Tërhiqet nga gara për selektor të Anglisë, i fokusuar plotësisht tek klubi i

13:52 | 30 Korrik 2024
KRG

Anglia është ende në kërkim të trajnerit të ri pas dorëheqjes së trajnerit Gareth Southgate, që dështoi të fitonte Europianin e 2024-tës duke u mposhtur në finale nga Spanja. Alternativat për stolin e “Tre Luanëve” janë të shumta, megjithatë një prej tyre është tërhequr duke dalë nga thashethemet nëse do ta marrë apo jo “timonin” e Anglisë.

Bëhet fjalë për Eddie Howe, me këtë të fundit që thekson se nuk ka pasur asnjë kontakt me ndonjë prej përfaqësuesve të Federatës Angleze të Futbollit, duke shtuar se edhe në sezonin e ri do të mbetet në krye të Everton.

“Askush nuk më ka kontaktuar për postin e trajnerit të Anglisë. Gjithsesi, unë jam totalisht i fokusuar te puna në krye të Neëcastle. Lojtarët e skuadrës sime e dinë që unë jam i impenjuar maksimalisht për sezonin e ri dhe për të marrë më të mirën”, u shpreh Howe.

Ndërkohë, mbeten ende me statusin e kandidatëve për të pasuar Southgate te Anglia, emra si Tuchel, Pochetino apo Graham Potter./Ss

Të ngjashme