“Tërhiqen” gjigantët bavarezë, De Jong nuk është një numër 6 tipik

23:43 | 12 Maj 2024
D.H

E ardhmja e De Jong mbetet e paqartë.

Një nga skuadrat që synonte shërbimet e holandezit, Bayerni i Mynihut, sipas BILD, nuk është i bindur për blerjen e tij.

Drejtori sportive, Max Eberl, po përgatit ndryshime të rëndësishme në skuadër verën e ardhshme, pasi është konfirmuar se Thomas Tuchel nuk do të vazhdojë në stol.

Megjithatë, De Jong, që prej kohësh konsiderohej kandidat për të fluturuar drejt Bavarisë, nuk pëlqehet nga e gjithë zyra teknike e klubit gjerman.

Kohët e fundit pati zëra se Bayerni mund të bëjë një përpjekje të re për ta marrë atë gjatë verës, por BILD raporton se mesfushori i Barçës nuk është “kandidati më i mirë” për t’iu bashkuar skuadrës bavareze.

Drejtuesit nuk e shohin holandezin si një “gjashtë” të vërtetë.

Ai është më i mirë si mesfushor i brendshëm, por Bayern nuk ka vërtet nevojë për të në këtë pozicion.

De Jong ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2026. Ekipi katalanas do të ishte ende i gatshëm ta linte mesfushorin të largohej gjatë verës nëse oferta për të do të ishte 70 deri në 80 milionë euro./ss

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme