Nuk iu dha penallti Lazios pas ndërhyrjes ndaj Immobiles dhe nuk u kërkua ndihma e VAR-it, ndërsa me 11-metërshin e Cagliarit ndodhi e kundërta. Pse kishte dy interpretime të ndryshme?
Pikërisht kjo është pyetja, madje edhe e jona. Nuk kam një përgjigje. Thjesht mund ta përsëris, pse dy interpretime të ndryshme. Ajo ndaj Immobiles nuk ishte penallti e zakonshme, ishte dyfish penallti dhe nuk ndodh thuajse kurrë një episod i tillë në futboll. E prek fillimisht një futbollist i Cagliarit, pastaj tjetri. E shtrinë në tokë të dy. Nuk mund ta kuptoj si nuk e panë.
Keni biseduar me Guidan? Si iu përgjigj arbitri?
Sipas tij, këtë na ka thënë, nuk kishte dyshime. Nuk ishte penallti.
Pse?
E justifikoi duke folur për simulim. Immobile kishte simuluar rënien.
Atëherë përse nuk e ndëshkoi me karton për simulim? Guida i nxorri karton të verdhë për protesta.
Nëse mendonte se kishte simuluar, duhet ta kishte ndëshkuar me të vërdhë, pikërisht për këtë motiv dhe jo për protestë. Janë disa situata që nuk kanë logjikë. Shikoni penalltinë e dhënë për Cagliarin. VAR-i, thotë protokolli, ndërhyn në fund të një aksioni dhe para se të rinisë loja, kur topi është i ndalur për një goditje këndi apo të lirë. Në këtë rast, Guida u ndal nga Gavillucci gjatë lojës dhe u dha 11-metërsh. Topi ishte në lëvizje.
Si mund të ecet përpara kështu?
Nuk e di. Jemi lodhur duke folur. Nuk e bëmë pas ndeshjes me Juven, që ishte një nga ndeshjet më të bukura të sezonit, pavarësisht se ishte një penallti e qartë. Sepse ndërhyrja e Benatias ndaj Leivas ishte e dukshme. U dëmtuam edhe një javë më parë. Tani e pranojnë edhe ekspertët, që nuk e kanë pëlqyer kurrë Lazion. Jemi dëmtuar para syve të të gjithëve.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...