Tërbimi dhe mllefi i Munishit kalojnë në ofendime të rënda: “Unë jam baba, m’i rrofshi b***t”

11:58 | 14 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Ta shohësh Ismet Munishin të tërbuar dhe të mllefosur me gjyqtarët mund të jetë e zakonshme, por zemërimi i tij i ka tejkaluar kufijtë duke kaluar në fyerje dhe ofendime të rënda në rrjetet sociale.

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, është lëshuar në një seri ofendimesh në llogarinë e vet në rrjetin social Facebook dhe ka shkuar edhe më larg duke shkëmbyer komente fyese me ndjekësit e vet, raporton Gazeta Express.

Burim i mllefit të tij të paparë është humbja e dytë e skuadrës së tij në tri ndeshjet e fundit ndaj dy rivalëve të drejtpërdrejt për titull në Superligë.

Ballkani, i cili ishte lider i padiskutueshëm i Superligës deri kur u mposht nga Drita fundjavën e kaluar, u mposht nga Prishtina me një gol të vonshëm nga një penallti kontroverse në minutën e 90-të të dielën.

Munishi kishte zgjedhur të heshte dhe të mos fliste për media në fund të sezonit të kaluar, kur skuadra e tij e humbi titullin në ditën e fundit të kampionatit.

Por pas humbjes së tretë këtë sezon, Munishi tha se nuk dëshiron të heshtë më dhe pretendoi se ndaj skuadrës së tij po bëhen padrejtësi që dy sezone radhazi.

Ai e kaloi tërë të dielën pasdite duke shkruar statuse të ndryshme ankuese dhe ofenduese.

Nga kritikat për gjyqtarin e ndeshjes së djeshme Tefik Maloku për penalltinë e dhënë në favor të Prishtinës, e deri te ofendimi i rëndë ndaj analistëve, këto janë shkrimet e Munishit në Facebook:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme