Ter Stegen do t’i nënshtrohet një operacioni këtë javë, siç e ka konfirmuar këtë pasdite edhe Barça. Portieri gjerman më në fund ka zgjedhur të kryejë ndërhyrjen kirurgjikale për të shmangur dhimbjen e shpinës që ka pasur prej tri javësh dhe që e pengon të jetë në dispozicion të Xavit.
“Pas bisedave intensive me stafin mjekësor të klubit dhe disa ekspertë, vendosëm se ishte më mirë të bëhej operacioni,” ka komentuar portieri gjerman në rrjetet sociale. “Qëndrimi jashtë më shqetëson, por është vendimi korrekt dhe i sigurt për t’u rikthyer në kushtet më të mira”.
Portieri gjerman u lëndua gjatë grumbullimit me kombëtaren e tij në nëntor dhe ka munguar në tri ndeshje: kundër Rayos dhe Atléticos në La Liga dhe kundër Portos, në Champions League.
Deri më tani ai ka ndjekur trajtimin konservativ, por dhimbjet e shpinës nuk i janë përmirësuar. Me gjithë përpjekjet e portierit, dhimbjet nuk janë larguar dhe nuk ka pasur progres. Për këtë arsye ai mori vendimin për t’iu nënshtruar një operacioni. Ende nuk është e qartë se sa kohë do t’i duhet Ter Stegenit për t’u kthyer në dispozicion të Xavit.
Nuk është hera e parë që Ter Stegen i nënshtrohet operacionit. Në sezonin ‘20-‘21, ai iu nënshtrua një operacioni në gjurin e djathtë dhe qëndroi jashtë për tre muaj e gjysmë.
Te Barça janë të qetë, sepse zëvendësuesi i Ter Stegenit, Iñaki Peña, është shfaqur në formë shumë të mirë, duke spikatur në tria takimet ku është aktivizuar./ss
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...