Marc-Andre ter Stegen nuk është i sigurt për të ardhmen te Barcelona.
Megjithatë portieri gjerman këmbëngul se do të dëshironte të qëndronte te skuadra katalanase.
Ai ka thënë për ueb-faqen “Sport” se nuk mendon për të ardhmen pasi që kontratë valide edhe për tre vjet e gjysmë.
“E vërteta është, nuk mendoj shumë për të ardhmen. Kam një kontratë të vlefshme edhe për tre vjet e gjysmë. Unë dua të bëj punën time si gjithmonë dhe çfarë vjen, ti nuk e di. Jam i lumtur këtu në klub, njerëzit më trajtojnë në një mënyrë të veçantë. Ndihem mirë në qytet, ju nuk e dini, por jam shumë i lumtur”, tha ai.
Sa i përket trajnerit Ernesto Valverde, gardiani ka thënë se është përqendruar në punën e vetë dhe asgjë më tepër.
“Unë nuk kam menduar për të, ka gjëra larg nga futbolli që mund të më interesojnë. Nuk do të them se nuk më intereson, duke qenë në terren dhe me stërvitur lojtarët të ekipit më të mirë”, shtoi ai.
Ndryshe, 26-vjeçari deri më tani ka pasur 102 paraqitje në fanellën e kampionit aktual të La Ligës.
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...