Marc Andre Ter Stegen beson se Lionel Messi është “vërtetë i lumtur” në Camp Nou, por shton se sulmuesi i Barcelona ka fituar të drejtën për të vendosur për të ardhmen e tij.
Messi, i cili ka luajtur vetëm te Barcelona në nivel me klube qysh pas debutimit në tetor të vitit 2005, ka dhënë një intervistë për SPORT këtë javë dhe ka pranuar se “synon të vazhdojë qëndrimin në Barcelonë për aq gjatë sa është e mundur”, transmeton portali arbresh.info.
Por, sulmuesi argjentinas është lojtari i vetëm aktualisht në Barcelonë me të drejtën për largim kurdo që dëshiron.
Sidoqoftë, Ter Stegen nuk ka asnjë problem në lidhje me këtë.
“Messi e meriton të zgjedh të ardhmen e tij”, u ka thënë Stegen gazetarëve. “Gjëja më e lehtë është për ne për t’i dhënë atij të qëndrojë sepse ai është një lojtar kyç për ne dhe niveli i tij është shumë i lartë”
“Jam i bindur se është vërtetë i lumtur me skuadrën, në klub dhe në qytet. Është vështirë për të që të largohet”
“Personalisht, unë dua që ai të qëndrojë, por unë nuk vendosi. Ne do t’i themi atij të qëndrojë dhe shpresojmë të bëjë kështu”, shton Ter Stegen./arbresh.info/
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”