Ter Stegen: E kam menduar largimin nga Barcelona

16:05 | 2 Mars 2019
Arbresh Info

Portieri i Barcelonës, Marc ter Stegen ka zbuluar se e ka konsideruar largimin nga klubi kur ishte duke luajtur si zëvendësuesi i dytë ndaj Claudio Bravos kur arriti në vitin 2014.

Reprezentuesi gjerman u transferua nga klubi i fëmijërisë Borussia Monchangladbachi, ku ishte i përzgjedhuri i parë, por ishte shfrytëzuar vetëm në Kupë të Mbretit dhe ndeshjet në Ligë të Kampionëve në sezonin e tij debutues, transmeton portali arbresh.info.

Dhe 26-vjeçari ka pranuar se ditët e tij të para në Kataloni ishin të vështira.

“Kur ju vini nga një vend tjetër, ju duhet të adaptoheni dhe për mua gjëja më e rëndësishme ishte gjuha”, ka thënë ai në një intervistë për DAZN.

“Në sezonin e tij të parë, Bravo dhe unë menaxhuam situatën mirë dhe për shkak të performancave të mira, trajneri nuk kishte arsye pse për të ndryshuar skuadrën”

“Kam menduar për këtë situatë shumë sepse në atë kohë unë doja të luaja te skuadra e parë dhe kam menduar për largimin nga Barcelona”

Ter Stegen tani është portieri kryesor nën udhëheqjen e Ernesto Valverdes dhe deri tani ka bërë mbi 100 paraqitje në La Liga gjatë tri sezoneve e gjysmë në klub./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme