Marc-Andre Ter Stegen është futur në vitin e 11-të te Barcelona, por duket se është viti i tij i fundit.
Portieri gjerman në fakt ka kontratë me Barcelonën deri në verën e vitit 2028, megjithatë në klubin katalunas nuk janë të kënaqur me të.
Disa gabime të gjermanit kanë bërë që te Barcelona të mendojnë për ta zëvendësuar atë.
Katalunasit janë duke menduar për një portier të ri dhe në listën e dëshirave është holandezi Bart Verbruggen që po shkëlqen te Brightoni.
22-vjeçari holandez është bërë një nga portierët e rinj më të mirë në Evropë dhe po pëlqehet shumë nga Barcelona.
Brighton e ka blerë holandezin për 20 milionë euro, derisa vlera e tij tani ka shkuar në 40 sosh.
Mundo Deportivo ka raportuar se Verbruggen mund të transferohet te Barcelona në verën e vitit 2025 për një shumë rreth 45 milionë euro. /Telegrafi/
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...