Barcelona ka qenë njëra nga skuadrat që ka vuajtur mjaft shumë këtë sezon nga lëndimet.
Portieri gjerman Marc-Andre Ter Stegen ka qenë njëra nga mungesat kryesore të Barçës këtë sezon, shkruan Arbresh.info.
Përveç tij kohëve të fundit, Barca ka ndjerë mungesën edhe të anësorit brazilian Raphinha.
Xavi ka marrë një lajm të mirë nga këta dy fundit të cilët janë parë në stërvitjet e Barcelonës.
Të dy shumë shpejtë pritet të rikthehen të luajnë në fazën më të rëndësishme të sezonit për katalanasit.
Sipas Diario AS, portieri pritet të startojë kundër Granadës fundjavën e ardhshme.
Kurse, anësori brazilian Raphinha, i cili gjithashtu mori pjesë në seancën stërvitore, do të rikthehet gjithashtu në lojë, pasi e kaloi muajin e fundit jashtë me një tendosje muskulore./Arbresh.info/
🚨 Raphinha and Ter Stegen did part of the training session with the group. @FCBarcelona pic.twitter.com/w8JDrq03cm
— barcacentre (@barcacentre) February 4, 2024
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek