Google ADS

Tentoi të hynte në fushë, rrihet keq tifozi pas ndeshjes FC Feronikeli – AC Milan

23:29 | 10 Gusht 2019
Arbresh Info

Në rrjete sociale është duke qarkulluar një video mjaftë e frikshme nga ndeshja historike FC Feronikeli – AC Milan.

Kampioni i Kosovës u mposhtë me rezultat 0 me 2 në takimin miqësor në “Fadil Vokrri” kundër gjigantit në Serie A, shkruan portali arbresh.info

Nga dëshira e madhe për të shkrepur një foto ose për të parë nga afër yjet e kampionit të shtatëfishtë evropian, një tifoz tentoi doli nga tribunat dhe tentoi të hyjë në fushë menjëherë pas fishkëllimës së fundmit.

Por, dështoi për të bërë diçka të tillë për shkak se forcat e sigurimit ndalën atë.

Mirëpo, përveç që i shuan ëndrrën, personat në detyrë edhe rrahën atë./arbresh.info/


Shikoni më poshtë momentin:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme