Ndeshja në Evropa Ligë mes Arsenalit dhe Vorskla Potavas rrezikon të mos zhvillohet për shkak se klubi ukrainas nuk garanton që ndeshja do të shkojë siç është paraparë.
Ndeshja ishte zhvendosur për tu zhvilluar nga Poltava në Kiev për shkaqe sigurie pas ligjit ushtarak që ishte prezantuar në disa pjesë të vendit, transmeton portali arbresh.info.
Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës janë duke vluar pas kapjes së tri anijeve ukrainase jashtë brigjeve të Krimesë.
Rreth 500 tifozë “Topçinjve” pritet të jenë të pranishëm në këtë ndeshje, por atyre iu është thënë dje të bëjnë një udhëtim prej 350 kilometra deri në kryeqytet.
Kujtojmë se dy yjet shqiptarë, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi, janë pjesë e skuadrës angleze dhe mund të jenë ftuar nga Emery për takimin e nesërm./arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...