Tension i lartë në shtëpinë e Ferrarit, teksa dy pilotët, gjermani Sebastian Vettel dhe francezi Charlse Leclerc kanë kaluar një bashkëjetesë të vështirë këtë sezon dhe marrëdhëniet e tyre janë vënë në provë disa herë.
Megjithatë, duke parë se drejtuesit e skuadrës nuk ndërhynë asnjëherë për të vënë rregull dhe përcaktuar hierarkitë që në bokse, atëherë të dy vendosën të “lajnë hesapet” në pistë, në garën e parafundit të sezonit, në Brazil.
Kur të dy ishin në garë për vendin e katërt dhe jo për kreun, ishte Leclerc që doli mirë nga një kthesë dhe tentoi të befasojë gjermanin, por ky i fundit u kundërpërgjigj menjëherë dhe kontakti mes dy makinave bëri që të dy të mbyllnin garën.
Nga dinamika e ngjarjes, duket se ka qenë pikërisht Vettel më shumë fajtor për aksidentin, pasi të krijohet ideja që ia ka mbyllur shumë krahun, megjithatë u takon drejtuesve të Ferrarit që të zgjidhin këtë situatë dhe të marrin një vendim, pasi nisja e një tjetër sezoni me të dy pilotët, mund të rezultojë dështim./SS/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...