Conor McGregor ka shkaktuar probleme në konferencën e parë zyrtare me Dustin Poirier, duke tentuar ta godas me shkelm.
Irlandezi dhe amerikani do të ndeshen mes vete të shtunën pas mesnate në përballjen e tretë ndaj njëri-tjetrit në UFC 264.
Të dy luftëtarët do të ndeshen edhe një herë në Nevada të Las Vegasit dhe është e qartë që irlandezi dëshiron të fitojë terren para luftës ndaj Poirier.Disa ditë, pasi bëri një postim kontrovers, ku ia përmendi gruan Poirierit, McGregor ka shkaktuar edhe një skandal.
‘Notourios’ ka tentuar ta godas me shkelm amerikanin në përballjen e tyre të parë në konferencë zyrtare.
Ndryshe, dyshja kanë luftuar ndaj njëri-tjetrit dy herë më parë në karrierën e tyre në UFC, me McGregor që fitoi me nokaut ndeshjen e parë më 2014 dhe Poirier që mposhti irlandezin në luftën e tyre të fundit në Abu Dhabi më parë këtë vit. /Telegrafi/
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje