Manchester City ka vendosur t’ia ulë pagën lojtarit më të mirë në klub në disa vitet e fundit, Kevin de Bruyne, vetëm e vetëm për t’i hapur rrugë afrimit të Lionel Messit nga Barcelona.
Thuhet se De Bruyne ndihet i tërbuar me drejtuesit e Manchester City, të cilët i kanë ofruar më pak para në kontratën e re sesa në atë të tanishme.
Edhe pse u pajtua ta zgjasë qëndrimin në Etihad për edhe pesë vjet të tjera, mesfushori belg nuk e ka pritur aspak mirë faktin se në ujdinë e re do të fitojë më pak të holla sec fitonte deri tani.
Sipas The Athletic, arsyeja e uljes së pagës së tij është sepse klubi shpreson ta financojë sjelljen e Lionel Messit në klub.
City planifikon t’i zbresë pagat e lojtarëve pak nga pak, në mënyrë që t’i bëjë Messit ofertë për t’iu bashkuar Pep Guardiolës në Etihad.
Messi është i lirë tani të bisedojë me klube të tjera për ndonjë marrëveshje eventuale, pasi ka hyrë në gjashtë muajt e fundit të kontratës me Barcelonën.
Ndërkohë, bisedimet e City me De Bruyne janë pezulluar tani për tani, por thuhet se belgu do ta nënshkruajë kontratën edhe me ulje page./Arbresh.info/
Konjufca: Kjo seancë duhet të shihet që Kosova dhe Shqipëria...
Nis seanca e përbashkët plenare mes Kuvendit të Kosovës dhe ...
Llapi-Dukagjini, duel për t’i ikur fundit ta tabelës
Shaip Kamberi merr pjesë në seancën e përbashkët mes Kosovës...
Gjithçka gati për seancën e përbashkët mes Kosovës dhe Shqip...
Edi Rama arrin në Kuvendin e Kosovës