Tensione në Camp Nou, tifozët hynë në stadium dhe zyret e klubit

08:28 | 27 Gusht 2020
A. B.

Barcelona gjatë gjithë ditës po kërkon një zgjidhje për kërkesën e Lionel Messi që ka kërkuar largimin nga klubi.

Drejtorët e Blaugrana janë takuar prapë në mbrëmje në Camp Nou por një grup i protestuesve të mbledhur jashtë dyerve kanë shpërthyer ato dhe kanë hyrë në kompleksin e stadiumit.

Tensionet janë rritur aq shumë, në një pikë, pasi që turma ka arritur të hyjë deri brenda fushës dhe zyrave në Camp Nou.

Sigurimi lokal nuk ishin në gjendje që t’i ndalojnë ata.

Është dashur intervenimi i policisë që t’i dëbojë protestuesit përsëri në rrugë.

Gjatë tërë protestës turmat kanë kërkuar me domosdo largimin e presidentit Josep Maria Bartomeu. /GazetaExpress/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme