Tensione në Barcelonë mes Bartomeut dhe Messit

15:20 | 4 Shtator 2019
Arbresh Info

Tensione janë shfaqur së fundmi mes presidentit Josep Maria Bartomeu të Barcelonës dhe kapitenit Lionel Messi.

Siç raportohet nga El Larguero, Messi është i frustruar me dështimin e Barcelonës për të gjetur një marrëveshje përfundimtare me PSG-në në lidhje me transferimin e Neymar, transmeton portali arbresh.info.

Në fakt, tensioni ka shkuar deri në atë pikë sa presidenti me qëllim i është shmangur Messit gjatë hedhjes së shortit të Ligës së Kampionëve javën e kaluar në Monaco.

Sugjerohet se Messi ende nuk ka marrë përgjigje nga Bartomeu në lidhje me atë pse dështoi marrëveshja.

Argjentinasi ishte në pritje për rikthimin e Neymar pasi ka qenë në kontakt të rregullt me ish bashkëlojtarin e tij gjatë verës./arbresh.info/

Të ngjashme