Krizë e zezë në shtëpinë e Manchester United pas disfatës në Old Trafford kundër Cityt që fitoi 3-0 duke arritur suksesin e katërt në 5 derbit e fundit.
Një disfatë pa justifikim, ku madje ishin pritjet e Onana ato që kufizuan dëmet, rrezikojnë të lënë shenjë për një kohë të gjatë edhe në brendësi të dhomave të zhveshjes, ku popullariteti i trajnerit Erik ten Hag ka rënë ndjeshëm.
Siç bën të ditur tabloidi The Sun, grupit të lojtarëve nuk i kanë pëlqyer disa zgjedhje taktike të ish trajnerit të Ajaxit. Mbi të gjitha vendimi për të pozicionuar në krah Bruno Fernandes duke injoruar Antony, i cili u dërgua në fushë vetëm 5 minuta nga fundi, kur rezultati ishte vendosur, në vend të Christian Eriksen.
Dyshime edhe mbi zgjedhjen për të lënë në fushë mbi 70 minuta Anthony Martial dhe Rasmus Hojlunf, mes më të këqinjve në fushë, ashtu si dhe me vendimin për të zëvendësuar të parin me Alejandro Garnacho dhe jo me Antony. Pa llogaritur që në të majtë u la edhe pse jashtë rolit natyral Victor Lindelof në vend të Sergio Reguilon që kthehej pas një dëmtimi të gjatë.
Ten Hag nuk ka qenë aspak i butë me të tijtë në përfundim të derbit. Gjithmonë duke ju referuar The Sun, trajneri ka bërë diçka të padëgjuar më parë, duke i detyruar lojtarët e tij në dhomën e zhveshjes që të qëndronin në heshtje dhe të dëgjonin festën e lojtarëve të Cityt në dhomën ngjitur, dhe edhe atë të tifozëve miq që ishin duke festuar në tribunat e Old Trafford.
Një poshtërim brenda poshtërimit, konseguencë e irritimit të Ten Hag për një pjesë të dytë shumë të keqe nga skuadra e tij. Trajneri vec të tjerash ka hequr ditën e pushimit që do të merte skuadra në rast fitoreje në derbi, e madje duke i ngarkuar lojtarët me punë shtesë për të zhvilluar edhe në shtëpi të hënën, duke ju dhënë të shihnin video të personalizuara me gabimet e bëra gjatë ndeshjes. Tension i lartë me pak fjalë në vigjilje të impenjimit të së shtunës në Craven Cottage kundër Fulham, ku do të jetë e ndaluar të gabohet, për të mirën e të gjithëve./ss
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...
Juventusi ka një plan B në rast se dështon transferimi i Zir...
Izraeli arreston drejtorin e një spitali në veri të Gazës
Kurti dhe Nagavci vendosin gurthemelin e çerdhes në Rekë-Vat...