Tenistja 19-vjeçare britanike Emma Raducanu, fituese këtë vit e grand slam të US Open, ka rezultuar pozitive me Covid-19. Për pasojë, ajo nuk do të luajë në turneun e Abu Dhabit, që nis javën e ardhshme.
Raducanu, që u kthye në një fenomen botëror për triumfin e saj në grand slamin amerikan, shpresonte të luante në Abu Dhabi për t’u përgatitur për Australian Open. Por sot ka ardhur konfirmimi i tërheqjes së saj, për shkak të infektimit me koronavirus.
Paraqitjet e saj në dy muajt e fundit kanë qenë zhgënjyese, pas US Open, ndaj ajo synonte një start të mirë të vitit të ri. “Më vjen keq që tërhiqem, pasi dëshiroja shumë të luaja në këtë turne”, tha Raducanu, që ka hyrë në karantinë.
Mubadala World Tennis Championship organisers regrettably confirm that @EmmaRaducanu has tested positive for COVID-19 and has withdrawn from this week's Championship. (1/4)#MWTC pic.twitter.com/tNuF2Jb09V
— Mubadala World Tennis Championship (@MubadalaWTC) December 13, 2021
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...