Tenisti rus Danil Medvedev, numri 1 në botë për meshkuj, ka hequr flamurin e vendit të tij nga faqet e tij zyrtare në rrjetet sociale.
Javën e kaluar ai mori zyrtarisht kreun e renditjes botërore, por nuk e ka shijuar shumë këtë moment, për shkak të luftës Rusi-Ukrainë.
“Jam i lumtur, por emocionet që vijnë në këtë moment janë të dyjëzuara për shkak të situatës”, deklaroi tenisti rus.
Medvedev në turneun e Indian Uells do të nisë mbrojtjen e kreut të renditjes botërore. Ai dhe patrioti i tij Andrej Rublev disa herë kanë kërkuar që lufta të mbarojë.
“Dua të flas në emër të çdo fëmijë në botë, që të realizojnë ëndrrat e tyre dhe të mos shohin një botë me luftë. Unë besoj te njerëzit, te dashuria, te drejtësia dhe se të gjithë duhet të kenë një shans”, shtoi mes tjerash Medvedev.
Tenisti rus ka hequr flamurin rus nga profilet e tij duke dërguar mesazh për ndërprerjen e konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës. /Telegrafi/
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...