Sukseset e Kosovës në arenën ndërkombëtare nuk po kanë të ndalur, ndërsa kësaj radhe një tjetër e ka përcjellur në sportin e tenisit.
Përfaqësuesja e Kosovës në tenis e ka nisur me fitore aventurën në “Billie Jean King Cup” që është Botërori i përfaqësueseve të tenisteve.
Sot (e hënë), Kosova arriti që të mposhtë Gjeorgjinë me rezultat 2-1 në setë në ndeshjen që u zhvillua në qytetin e Vilniusit në Lituani.
Vashat tona gjendet në grupin II, që llogaritet si niveli mesatar i “Billie Jean King Cup”.
Fillimisht tenistja Adriana Lekaj pësoi humbje ndaj Zoziya Kardavas me rezultat 6-3 dhe 6-1 në sete por më pas tenistja tjetër Arlinda Rushiti mori fitore ndaj Ekateri Gorgodzen të cilën e mposhti 2-0 në sete (7-6 dhe 6-3).
Fitoren vendimtare tenistet e Kosovës e arritën në çiftë, ku pra mposhtën gjeorgjianet me rezultat 2-1 në sete.
Në setin e parë më të mirë u treguan gjeorgjianet që e mbyllën me rezultat 7-6, por Kosova më pas u rikthye duke fituar dy sete me rezultat 6-3 dhe 10-6 respektivisht./Telegrafi/
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...