Pas disfatës ndaj Manchester Cityt, Erik Ten Hag deklaroi se nuk e përdori Ronaldon “për respekt për karrierën” e portugezit.
Trajneri i Manchester United tashmë ka sqaruar se këto deklarata nuk kanë të bëjnë me të ardhmen e lojtarit te Djajtë e Kuq dhe madje ka garantuar se lojtari është i lumtur.
“Kur po humbnim 0-4 ose 1-6 kundër Manchester Cityt, thashë se nuk kam angazhuar Cristiano Ronaldon për respekt. Kjo nuk ka të bëjë me të ardhmen e tij. Nuk e shoh Ronaldon të jetë i pakënaqur këtu. Ai ka punuar mirë dhe i pëlqen të jetë këtu”, ka shpjeguar trajneri, në një konferencë për shtyp.Ten Hag nuk ngurroi të pranojë se humbja në derbin ndaj Manchester Cityt la gjurmë: “Natyrisht që ishte një lojë e komplikuar dhe tashmë e kemi analizuar atë që bëmë. Ne duhet të mësojmë nga ajo që kemi bërë dhe të vazhdojmë përpara”.
Modric hynë në histori të Real Madridit, bëhet lojtari më i ...
HRW: Kufizimi i ujit në Gaza nga Izraeli përbën një akt gjen...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama ndan fotot: U mbështet p...
Izraeli konfirmon sulmet në portet dhe infrastrukturën energ...
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...