Manchester United po kërkon të forcojë skuadrën e tyre në afatin kalimtar të janarit pasi dëshiron të jetë skuadër konkurruese gjatë sezonit pranveror.
Ky është mendimi i menaxherit Erik ten Hag, i cili e di se skuadra e tij ka nevojë për përforcime sulmuese për pjesën tjetër të sezonit.
Djajtë e Kuq ende nuk kanë zëvendësuar Cristiano Ronaldon e larguar, i cili që atëherë i është bashkuar klubit të Arabisë Saudite, Al-Nassr.
“Ne gjithmonë duhet të kërkojmë nënshkrime të reja. Sepse e mira nuk është mjaft e mirë”, ka thënë fillimisht Ten Hag për Manchester Evening News.
“Gjithashtu në një grup duhet të shtyjmë njëri-tjetrin dhe kur ka mundësi në krye duhet të jesh gjithmonë gati për këtë”.
“Por fokusi im kryesor është të kem një ekip më të mirë, të përmirësoj ekipin”, përfundoi trajneri i Djajve të Kuq. /Telegrafi/
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë