Erik ten Hag është intervistuar tashmë nga drejtuesit e klubit anglez, Manchester United, për punën e trajnerit nga sezoni i ardhshëm dhe drejtuesit do të marrin një vendim pasi t’i intervistojnë edhe tre trajnerë tjerë të njohur.
Sipas Daily Mail, trajneri 52-vjeçar i Ajaxit foli me drejtuesit e Unitedit të hënën ndërsa klubi po rrit kërkimin e tij për një zëvendësues të përhershëm për të marrë drejtimin nga Ralf Rangnick sezonin e ardhshëm.
Burimet e Unitedit të martën thanë se një numër kandidatësh po intervistohen dhe pas Ten Hag në listë janë edhe tre emra tjerë të njohur.
Lista e trajnerëve tjerë që pritet të intervistohen për postin e trajnerin janë Mauricio Pochettino i Paris Saint-Germain, Julen Lopetegui i Sevillas dhe Luis Enrique, i cili drejton Kombëtaren e Spanjës.
Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel thuhet se nuk konsiderohet më një opsion i zbatueshëm, edhe pse para pak kohësh përflitej se ishte në listë.
Ten Hag, i lidhur më parë edhe me punën te Tottenham Hotspurs dhe Newcastle Unitedi, shihet si favorit edhe nga bastet për të marr drejtim e klubit nga Old Trafford.
Unitedi shpreson të marrë një vendim para fundit të muajit të ardhshëm dhe të ketë trajnerin e ri në vend sa më shpejt të jetë e mundur pas përfundimit të sezonit.
Konfirmimi se 52-vjeçari foli me Unitedin vetëm do të ngrejë zhurmën që ai tani është favorit i plotë për të marrë drejtimin e Old Trafford gjatë verës, por Unitedi po kërkon kujdes në lidhje me spekulimet rreth Ten Hag.
Burimet këmbëngulin se një proces kërkimor i mbikëqyrur nga drejtori i futbollit John Murtough dhe drejtori teknik Darren Fletcher përfundoi vetëm në fillim të këtij muaji, duke lejuar që bisedat fillestare me kandidatët të nisin dhe tashmë kanë evoluar në intervista zyrtare.
Te Ajaxi presin që trajneri i tyre të largohet në fund të këtij sezoni dhe holandezët kanë treguar se nuk do të ndalojnë largimin e tij, por duan një kompensim rreth katër milionë funtesh.
Megjithatë, për momentin gjithçka mbetet hipotetike. Te Unitedi thonë se ka një rrugë të gjatë për të bërë në këtë proces dhe nuk ka asnjë favorit. /Telegrafi/
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...