AS Roma ka arritur që të kualifikohet tutje në gjysëmfinale të Ligës së Evropës, pasi ka fituar 3-2 me rezultat të përgjithshëm ndaj Ajaxit.
Trajneri i Ajax, Erik ten Hag nuk ishte dakord me vendimin për të mos lejuar golin e tyre të dytë ndaj Romës dhe këmbëngul se skuadra më e mirë është eliminuar ’nga çerekfinalet e Ligës së Evropës.
“Ështëzhgënjyese. Ekipi më i mirë është eliminuar, ”tha Ten Hag për RTL7.
“Ekipi që ka dominuar në të dy ndeshjet është jashtë. Është një turp i tillë, pasi ashtu si javën e kaluar, ne krijuam shumë shanse, por nuk arritëm t’i shfrytëzonim ato”.
Dusan Tadic shënoi për 2-0 dhe i dha epërsinë Ajaxit për të vazhduar tutje, mirëpo një gol i tillë u anulua pas shikimit me VAR.
“Ai gol nuk u lejua për arsye të pakuptueshme,” tha Ten Hag për ESPN.
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...