Ten Hag: Maguire ende ka mundësi të rimarr vendin e tij në skuadër

16:18 | 22 Korrik 2023
Orgesa Haziri

Erik ten Hag ka thënë se Harry Maguire ende mund të kthehet në skuadrën e Manchester United, pavarësisht se i është hequr shiriti i kapitenit.

“Harry është një lojtar i rëndësishëm, ai mbetet një lojtar i rëndësishëm”, tha trajneri i United para gazetarëve.

Maguire u hoq nga kapiteni i klubit në fillim të këtij muaji.

“Ndërsa personalisht jam jashtëzakonisht i zhgënjyer, do të vazhdoj të jap gjithçka sa herë që vesh fanellën”, shkroi ai në Twitter, pas vendimit të Ten Hag.

Mbrojtësi qendror bëri vetëm tetë paraqitje në Premier League./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme