Ajax është në garë për tre trofe këtë sezon pasi e kërkon titullin, Kupën, por edhe në Ligën e Kampionëve kanë bërë një hap të madh.
Pasi fituan 1-0 ndaj Tottenhamit në ndeshjen e parë, do të tentojnë të kthimit ta sigurojnë finalen, transmeton telegrafi.
Pikërisht për këtë arsye duhen të gjithë futbollistët në 100% të formës.
Të dielën, do të jetë ndeshja e finales së Kupës së Holandës, ndaj Willem II dhe mund të jetë trofeu i parë këtë sezon për “shigjetarët”.
Më pas, në “Johan Cruijff Arena” do të presë Tottenham.
Nëse e kalojnë Tottenham e kanë edhe finalen e Ligës së Kampionëve më 1 qershor.
Në datat 12 dhe 15 maj janë dy ndeshjet e fundit të kampionatit, me Utrecht dhe De Graafschap.
Ramazani nis të dielën dhe tre futbollistë do të agjërojnë te Ajax. Hakim Ziyech, Noussair Mazraoui dhe Zakaria Labyad janë myslimanët e këtij klubi.
Trajneri Ten Hag ka thënë se lojtarët do të agjërojnë pa problem dhe se do të jenë më të fokusuar.
“Respektoj zgjedhjen e lojtarëve të mi! Ata që duan të agjërojnë, le ta bëjnë pa problem. Nuk do të ndikojë te ta kjo. Madje, do të jenë edhe më të fokusuar dhe do të marrim më të mirën e tyre”, deklaroi ai.
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...
Rovena-Edit: Të është zbuluar loja
NYT: Biden lejon Ukrainën të godasë Rusinë me raketa amerika...
Lushaku i reagon Kurtit: Po mundohet të shfajësohet për përm...
Gjesti dhe Xheneta vazhdojnë diskutimet ndërmjet tyre
Prizreni siguron 2030 metra dru e 1520 tonë pelet për ngrohj...