Manchester United është mposhtur në derbin e qytetit nga Manchester City me rezultat 3-1 përkundër se Djajtë e Kuq ishin në epërsi pas pjesës së parë.
Objektivi i Djajve të Kuq ishte të riktheheshin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, por kjo gjë tani duket shumë e vështirë.
Aktualisht United ndodhet në pozitën e gjashtë në tabelë me 44 pikë, gjashtë më pak se Tottenham në vendin e pestë dhe 11 më pak se Aston Villa e vendit të katërt.
Megjithatë trajnerit holandez i United, Erik Tan Hag ka një ide se si ta dërgojë skuadrën e tij në garën më të madhe evropiane për klube, nga pozita e pestë.
“Këtë vit ne po përparojmë vërtet dhe ju duhet të merrni disa pikë. Të gjithë mund t’i mundin të gjithë dhe gjërat mund të kthehen shpejt”.
“Pozita e pestë në kampionat mund të jetë gjithashtu një pozicion për Ligën e Kampionëve, kështu që ne duhet të luftojmë për të”, ka deklaruar trajneri holandez i United.
Falë një ndryshimi të rregullave të UEFA-s, skuadrat që përfundojnë të pestat në ligat kryesore të Evropës mund të kenë një shans për të luajtur në Ligën e Kampionëve.
Nuk ka asnjë garanci që Liga Premier do të fitoj të drejtën t’i dërgojë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, megjithatë Ten Hag beson fuqishëm se nga kjo pozitë mund ta arrijë garën më të madhe evropiane për klube. /Telegrafi/
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...