Google ADS

Ten Hag e ka kthyer yllin që e kishte përjashtuar para një viti, ai luajti sot statues për ekipin e parë

23:10 | 20 Korrik 2024
R J

Anësori i Manchester United, Jadon Sancho dhe trajneri i tij Erik ten Hag duket se janë pajtuar pasi para një viti ishin futur në një zënkë pa zgjidhje.

Sancho luajti në formacionin titullar për herë të parë pas kthimit nga huazimi i tij te Borussia Dortmund.

Manchester United mundi 2-0 Glasgow Rangersin në një ndeshje miqësore, ku anësori Sancho luajti nga minuta e parë deri në minutën e 46-të.

Konflikti mes trajnerit holandez dhe yllit anglez 24-vjeçar nisi sezonin e kaluar. Ten Hag e përjashtoi Sanchon nga ekipi në shtator dhe pastaj ata kritikuan publikisht njëri-tjetrin.

Holandezi u ankua për mungesën e angazhimit të Sanchos në stërvitje, ndërsa anglezi i mohoi të gjitha në rrjetet sociale.

Ai nuk pranoi të kërkonte falje dhe deklaroi se Ten Hag e fajëson atë për gjithçka të keqe që ndodh në ekip.

Rezultati ishte pezullimi i Sanchos, i cili u stërvit i vetëm deri në dimër, kur u dërgua në huazim te Borussia Dortmund.

Jadon Sancho mbërriti te Manchester United tre vite më parë për 85 milionë euro, por nuk u dëshmua si përforcim.

Ai u kthye nga Borussia Dortmund dhe mund të largohet sërish pasi ka kliube që e duan, sikurse Juventus që beson te potencali i tij. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme