Manchester United nuk ka arriti të marrë më shumë se një pikë ndaj Liverpoolit dje në ‘Old Trafford’, edhe pse ishte në epërsi.
‘The Reds’ barazuan përmes një penalltie të shënuar nga Salah dhe ndeshja përfundoi 2-2, shkruan Arbresh.info.
Pas ndeshjes Erik ten Hag ishte i revoltuar dhe tha se nuk e kupton se si lojtarët e tij po shpërdorin mundësinë e fitoreve në tri ndeshjet e fundit.
“Jam i zhgënjyer nga fakti se brenda një jave humbën shtatë pikë, duhet të fajësojmë veten sepse kemi bërë disa gabime idiote. Por, pastaj ndjehem krenar sepse shoh që skuadra është përmirësuar shumë. Duhet të vazhdojmë të luftojmë për një pozicion më të mirë në Premier League dhe duhet të mësojmë. Ndaj Brentford kemi bërë një paraqitje negative, ndërsa me Chelsean dhe Liverpool meritonim fitoren”, u shpreh Ten Hag.
Kujtojmë se Manchester United mesjavën që lamë pas humbi fitoren nga duart ndaj Chelsea, kur kishte epërsi 2-1 deri në minutën e nëntë të kohës shtesë.
Mirëpo Chelsea u rikthyer duke shënuar dy gola brenda dy minutave për të mposhtur djajtë.
United në minutën e nëntë të kohës shtesë humbi dy pikë tjera edhe para dy xhirosh kur pësoi gol nga Brentfordi dhe sfida përfundoi 1-1.
Pas këtyre rezultateve ‘djajtë e kuq’ kanë zbehur gjasat për top katërshe dhe për një kualifikim në Uefa Champions League./Arbresh.info/
Rriten me 20 për qind rastet e fruthit në botë
Sot fillon Fushata Globale ” 16 Ditët e Aktivizmit Kun...
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri