Paris Saint-Germain koleksionoi një fitore të madhe në “Klasiken” franceze përballë Marseille duke i mposhtur marsejezët me shifrat 4-0.
Megjithatë, ndeshja edhe mund të mos ishte zhvilluar pasi së fundmi është zbuluar një prapaskenë që alarmoi autoritetet franceze vetëm disa minuta para startit të ndeshjes.
Një person telefonoi policinë kryeqytetase duke deklaruar se do të vendoste një bombë në ambientet e stadiumit “Parc Des Princes” dhe që do ta shpërthente gjatë ndeshjes.
Autoritetet u vendosën menjëherë në lëvizje për të identifikuar autorin e telefonatës dhe për fat ia dolën me sukses duke e arrestuar personin që telefonoi dhe vendosi në alarm forcat e rendit.
Një tragjedi e cila u shmang kështu në Paris, edhe pse autoritetet kanë dyshimet e tyre nëse personi në fjalë do të organizonte me të vërtetë një sulm terrorist në ambientet e stadiumit të PSG./ss
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...